Tërmeti 5.1 ballë u regjistrua live edhe në studion e “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në një lidhje live me gazetarin Kelment Baçi i cili po raportonte nga zona e plazhit në Durrës.
“Ka lëkundje të tjera tërmeti. Ka lëkundje tani. Edhe ne këtu e ndjejmë”, u shpreh gazetarja.
“Ka lëkundje të forta tani, u ndje këtu në zonën e plazhit, në Durrës. Ekipi i shpëtimit vazhdon të qëndrojë aty”, tha Baçi.
“Ka pas përgjatë gjithë natës lëkundje të tërmetit, deri në 4.4 Rihter. Lëkundja e fundit është 5.1 i shkallës Rihter”, tha gazetarja.