PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Këngëtari i njohur lidhet me modelen japoneze – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Këngëtari i njohur lidhet me modelen japoneze

PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Këngëtari i njohur lidhet me modelen japoneze

Harry Styles është një nga këngëtarët më simpatikë dhe të dashur për të gjithë. Ai ka tërhequr vëmendjen që prej kohës kur ishte pjesë e grupit ‘One Direction’. Së fundmi këngëtari po përflitet se po përjeton një romancë të re dhe kësaj here me një modele japoneze, e cila është 4 vjet më e madhe se ai.

Ajo quhet Kiko Mizuhara dhe jeton në Tokio, ndaj jo më kot Harry Styles ka udhëtuar shumë shpesh kohët e fundit atje. Modelja është 24-vjeç dhe ka lindur në Dallas të Teksasit, por u shpërngul në Japoni për të qenë pjesë e industrisë së modës. 24-vjeçari dhe partnerja e tij e re, kanë qenë fokusi i mediave të huaja, menjëherë sapo filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Lidhja e tyre ka nisur që prej gushtit të 2018, por deri më tani dyshja ka zgjedhur mos të flasë aspak për këtë gjë.