Kush e bën të buzëqeshë Greta Koçi-n? Këngëtarja flet për jetën private – AlpeGossip
Kush e bën të buzëqeshë Greta Koçi-n? Këngëtarja flet për jetën private

Kush e bën të buzëqeshë Greta Koçi-n? Këngëtarja flet për jetën private

Greta Koçi sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri “Si më parë”, në bashkëpunim me këngëtarin Gena.

E ftuar në një bisedë me gazetaren Rudina Magjistari në televizionin “Klan”, Greta foli edhe për jetën e saj personale. Një citim në profilin në “Instagram” ku shkruhej: “Ti më bën mua të qesh edhe kur nuk dua të buzëqesh”, ngacmoi moderatoren për ta pyetur nëse në jetën e saj ekziston ky person.

“Ky postim është bërë lajm nëpër portale, por unë nuk e kam zgjatur më tej. Se të gjithë mezi presin tani, edhe unë sigurisht dua shumë që diçka e bukur të vijë në jetën time. Momentalisht jam e fokusuar në punë dhe mendoj se çdo gjë ka kohën e vet. Por nëse është i duhuri dhe ai që unë kam në kokën time, unë do të vendoja”, tha këngëtarja.