NIKO KOMANI DO TË MARTOHET/ Kush është vajza që i ka marrë zemrën? – AlpeGossip
NIKO KOMANI DO TË MARTOHET/ Kush është vajza që i ka marrë zemrën?

NIKO KOMANI DO TË MARTOHET/ Kush është vajza që i ka marrë zemrën?

Në qershor të këtij viti stilisti i njohur i VIP-ave shqiptarë, Niko Komani u shpreh se ishte i dashuruar dhe se në planet e tij ishte martesa. Mëngjesin e sotëm ai ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, ku ka folur dhe për jetën e tij private.

Gjatë intervistës me Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin, Niko u shpreh se është prej kohësh në një lidhje me një vajzë, emrin e së cilës nuk e ka treguar. Stilisti ka treguar se ndihet shumë i lumtur me këtë marrëdhënie dhe se dasma është së shpejti. Ndihem tepër i lumtur dhe afron dasma.”- tha ai.

Pjesën e intervistës ku është folur për martesën, Niko e ka shpërndarë po ashtu në Instastoryn e tij me mbishkrimin: “Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli, jeni të ftuar në dasmën time.” Mesa duket dasma është më shpejt nga ç’mund të mendojmë përderisa stilisti ka filluar të merret dhe me listën e të ftuarve.