Sërish një koncert i anulluar nga Ariana Grande! Këtë herë artistja ka anulluar koncertin e saj të fundvitit në Las Vegas, SHBA. Lajmin e bëri të ditur vetë Ariana nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ‘instagram’ duke sqaruar se për arsye shëndetësore e ka të pamundur të performojë natën e Vitit të Ri.
“Vegas,jam duke punuar për disa çështje shëndetësore dhe me vjen shumë keq që nuk do të shihemi dot këtë fundjavë”, ka shkruar ajo.
Burime pranë këngëtares kanë treguar se Ariana momentalisht po vuan nga bronkiti.
Kujtojmë që ky do të ishte koncerti i saj i parë pas ndarjes së bujshme nga Pete Davidson. Duket se ky vit që po lemë pas nuk ka qenë aspak i mirë për artisten.