Harrojeni Halloween- in, të famshmit dinë kur të maskohen dhe këtë e bëjnë në të përvitshmen Met Gala.
Cila ishte tematika këtë herë? Trupat e parajsës: Moda dhe imagjinata katolike. Si u veshën VIP- at? Eja t’i zbulojmë bashkë.
S’kishte si Rihanna të ishte në tapetin e kuq dhe të mos bënte bujë. Siç ndodh përherë, diva ia doli të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve e veshur si Riri- Papë. Artistja mbante veshur një fustan të shkurtër, kapele dhe një xhaketë nga Maison Margiela.
Lana Del Ray dhe Jared Leto u futën mjaft mirë në rol. Leto qe Jesus- i dora vetë e ndërsa Lana vendosi të mbante nja 5- 6 krahë ëngjëjsh në kokë dhe nja 7 mini shpata në gjoks.
Sarah Jessica Parker e mori gjithashtu shumë seriozisht tematikën.
Fustanin e argjendtë me zemra të kuqe e kombinoi me një diadem super ekstravagant.
Kendall Jenner nga ana tjetër preferoi një trupore të bardhë, me të cilën u duk mjaft sensuale.
Cila ishte lidhja me temën? E bardha ndoshta, dëlirësia, mirësia, paqja në botë? Nuk e dimë. Vazhdojmë:
Bella Hadid vendosi të shkelte në tapetin e kuq me një look shumë interesant. Fustani i zi dhe korseja latex e bënë të dukej si Darth Vader i Star Wars. Gjeni lidhjen sërish.
Darth Vader
Nicki Minaj- t u duk se nuk i interesoi fort tema. Veshi fustanin e saj të kuq, nuanca- nuanca dhe vendosi disa bizhuteri të mira si për të justifikuar veten.
Rita po ashtu. Fustani nuk përshtatej fort me filozofinë e Met Gala- së, ama gjithsesi artistja u komentua për mirë.
Fustani dhe kurora e zezë ndërthureshin harmonikisht me flokët biondë dhe grimin e Ritës. Për të thyer gjithë këtë, Rita vendosi të mbante një çantë fosforeshente.
Katy Perry e veshur me Versace nuk e kurseu hiç fare vezullimin dhe puplat . Një ëngjëll i vërtetë, në kuptimin e parë të fjalës nuk kishte si Katy të mos tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.
Gjithë ato krahë gjigandë e bënë punën. A ia vlejti barra qiranë? Veshja nuk u rendit në më të mirat.
E veshur me Balmain Jennifer Lopez preferoi një fustan të zi, në qendër të së cilit qëndronte një kryq i madh i dekoruar me gurë shumëngjyrësh.
Fustani ashtu shkujdesur zbulonte këmbën e tonifikuar të 49- vjeçares.
Të tjerë VIP-a:
Blake Lively
Emily Ratajkowski
Kylie Jenner
Stella Maxwell