Sidriti na risjell babin e Çufos, për të na kujtuar gallatat e fëmijërisë: Për të gjithë ata që… (FOTO) – AlpeGossip
Sidriti na risjell babin e Çufos, për të na kujtuar gallatat e fëmijërisë: Për të gjithë ata që… (FOTO)

Sidriti na risjell babin e Çufos, për të na kujtuar gallatat e fëmijërisë: Për të gjithë ata që… (FOTO)

Emrin e tij e kemi parë të shkruar në shumë libra të fëmijërisë, ndaj është e pamundur të mos e kujtojmë Gaqo Bushakën. Autori i kushedi se sa përrallave të njohura shqiptare, ndër të cilat edhe i Çufos është takuar me Sidrit Bejlerin.

“Për të gjithë ata që nuk e njohin si imazh, mjeshtrin që në vogëlinë tonë, por dhe brezat e mëvonshëm do ta identifikojnë pazgjidhshmërisht me figurat aq të dashura dhe gazmore të Çufos e Tipit me shokë. Besoj i kujtoni të gjithë me nostalgji rreshtat e romaneve aq të dashura për fëmijë të Gaqo Bushakës”, shkruan Sidriti krah fotos.

Neve na u kujtuan përrallat nëpër librat, por edhe ato që transmetoheshin tek TVSH-ja të gjitha të shkruara nga ky autor. Ndaj me të drejtë poshtë postimit të Sidritit kanë filluar komentet nostalgjike. Të parat që kanë komentuar janë Aurela Gaçe dhe Rovena Dilo. Ato, ashtu si ne i dinë përmendësh batutat e përrallave të Gaqo Bushakës.