SA MË ZBATHUR AQ MË MIRË/ Këto janë modelet më të bukura të sandaleve me rripa – AlpeGossip
SA MË ZBATHUR AQ MË MIRË/ Këto janë modelet më të bukura të sandaleve me rripa

SA MË ZBATHUR AQ MË MIRË/ Këto janë modelet më të bukura të sandaleve me rripa

Nëse ndiqni të gjitha ~ fashionistet ~ në Instagram, atëherë do të jeni njohur me trendin e ri, që sapo na ka ardhur nga koleksioni Pranverë-Verë 2019 i shtëpive më të mëdha të modës.

Njohur ndryshe në fushën e modës si “sandalet e zhveshura”  këto të fundit janë ideale për ditët e nxehta të verës, për shkak të stilit minimalist ku mbizotërojnë rripat e aspak copa.

Fakti që kanë një mbulim shumë të vogël, për të mos thënë që jeni thuajse zbathur këto sandale mund të shkojnë me çdo veshje, por kemi me merak të themi që thembrat tuaja duhet të mos jenë të çara e të ashpra.

Duke qenë se nuk janë shumë të rehatshme për t’u mbajtur për orë të gjata, bëni mirë të zgjidhni një palë me takë të ulët ose me shumë rripa. Megjithatë vlen për t’u theksuar se është thjesht trend i sezonit dhe këto sandale nuk janë must i garderobës.