”KENI ME GJET VETEN SECILI”/ Mozzik tjetër këngë dedikim Loredanës – AlpeGossip
”KENI ME GJET VETEN SECILI”/ Mozzik tjetër këngë dedikim Loredanës

”KENI ME GJET VETEN SECILI”/ Mozzik tjetër këngë dedikim Loredanës

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka qenë shumë e komentuar në media gjatë këtyre muajve dhe madje u tha se reperi këngën “Dhelpër dinake”, ia ka kushtuar partneres. Mirëpo shumë shpejt Mozzik i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se nënës së vajzës nuk do i thërriste kurrë “Dhelpër dinake” dhe se këtë këngë e kishte realizuar para dy viteve.

Megjithatë këngën e rradhës duket se vërtet e ka dedikim për Loredanën, të paktën kështu lë të kuptohet foto dhe përshkrimi që Mozzik ka bërë në Instagram.

“Kur t’bohet ora 00:00 publikohet 1 projekt, 1 kong, 1 videoklip qe se kom bo ma heret…100% keni me gjet veten secili”, shkruan Mozzik krah fotos ku shfaqet një zemër e thyer dhe e ngjitur.