Olen Çezari tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri… Tregon edhe për festivalin që do të mbahet në Korçë - AlpeGossip
Olen Çezari tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri… Tregon edhe për festivalin që do të mbahet në Korçë

Olen Çezari tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri… Tregon edhe për festivalin që do të mbahet në Korçë

Olen Çezari është një ndër violinistët më të suksesshëm shqiptar që po bën karrierë ndërkombëtare.

Artisti u përfol shumë pas performacës së tij në statujën e Jezu Krishtit me këngën e famshme “Ave Maria”, në maje të qytetit të Rio de Janeiros së Brazilit.

Në anë të një lidhje të drejtpërdrejtë, Oleni u bë pjesë e emisionit KafeIN, ku foli për ardhjen e tij në Shqipëri si dhe për gjërat që pritet të ndodhin së shpejti.

Përveç arsyes së marrjes së patentës, mesa duket violinistin së shpejti do kemi mundësinë ta dëgjojmë në një festival në Korçë i cili do të organizohet nga Inva Mula..emri i të cilit do të jetë “Mik”.

Ndërsa i pyetur se çfarë mendon lidhur me temën e ditës në “KafeIN”, “Bashkëjetesë apo martesë?”, Oleni u shpreh se martesa është më e fortë dhe një marrëdhënie më e qëndrueshme.