Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldwin dhe ky është dedikimi më romantik ndonjëherë – AlpeGossip
Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldwin dhe ky është dedikimi më romantik ndonjëherë

Justin Bieber do të martohet me Hailey Baldwin dhe ky është dedikimi më romantik ndonjëherë

Tashmë është zyrtare! Justin Bieber është fejuar me modelen Hailey Baldwin dhe çifti do të martohet së shpejti.

Gjatë fundjavës u përhap lajmi se, këngëtari 24-vjeçar i kishte drejtuar pyetjen e famshme “A do të martohesh me mua?”, modeles 21-vjeçare, ndërsa ishin me pushime në Bahamas.

E gjitha kjo ndodhi të shtunën e 7 korrikut dhe të hënën në mbrëmje më në fund Justin konfirmoi lajmin emocionues në Instagram.

Bashkë me dy foto bardhezi të çiftit, këngëtari shkruan se është i dashuruar pas çdo gjëje të Hailey dhe është i përkushtuar të kalojë pjesën tjetër të jetës duke njohur çdo detaj të saj.

Ai gjithashtu zbuloi edhe nënkuptimin e datës së fejesës, duke shkruar se koha e Perëndive është me të vërtetë perfekte, pasi u fejuan në datën 7 të muajit të 7, i cili është numri i përsosmërisë shpirtërore.

Do të prisja pak kohë për të thënë çdo gjë, por fjala udhëton shpejt, dëgjo pastër dhe thjeshtë, Hailey unë jam kaq i dashuruar me gjithçka tënden. Pra, jam i angazhuar për të shpenzuar jetën time duke njohur çdo pjesë tënde, të të dua me durim dhe me ëmbëlsi. Premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lënë Jezusin nëpërmjet Frymës së Shenjtë të na udhëzojë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim. Zemra ime është plotësisht e jotja dhe unë gjithmonë do të vendos ty në krye! Ti je dashuria e jetës sime Hailey Baldwin dhe unë nuk do ta kisha dashur ta kaloja me dikë tjetër. Ti më bën të ndihem kaq mirë dhe ne e përgëzojmë njëri-tjetrin kaq shumë! Mezi po pres për sezonin më të mirë të jetës! Është qesharake, sepse tani me ty gjithçka duket të ketë kuptim! Gjëja për të cilën jam më i emocionuar është se vëllai dhe motra e vogël do të shohin një martesë të shëndetshme, të qëndrueshme dhe do të kërkojnë të njëjtën gjë. Koha e Zotit është me të vërtetë e përkryer, u fejuam në ditën e shtatë të muajit të shtatë, numri shtatë është numri i përsosjes shpirtërore, është e vërtetë, kërkojeni në “Google”! A nuk është çmenduri? Nuk e kisha planifikuar këtë, gjithsesi ndihem mirë që do ta sigurojmë të ardhmen tonë bashkë! Do të jemi më mirë në të 70-tat zemër! “Ai që gjen një grua, gjen një gjë të mirë dhe merr favore nga Zoti!” Ky është viti i favorit!!”, shkruhet në dedikimin e Justin Bieber.