Beyonce shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet se çifti po pret fëmijën e katërt – AlpeGossip
Beyonce shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet se çifti po pret fëmijën e katërt

Beyonce shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet se çifti po pret fëmijën e katërt

Beyonce prej disa muajsh është përfolur se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt. Pavarësisht këtyre thashethemeve ylli botëror ka vendosur të heshtë dhe të mos reagojë.

Mirëpo një gjest që ajo ka bërë gjatë performacës së saj në koncertin që organizoi disa ditë më parë në Itali i ka përforcuar dyshimet se Beyonce është në pritje të ëmbël.

Në Twitter ka filluar të shpërndahet një video në të cilën Beyonce shikon fansat e saj dhe fërkon barkun.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, por të gjithë po thonë se kjo është mëse e vërtetë. Dyshimet e fansave kanë nisur pasi këngëtarja bëri të njëjtin gjest edhe në vitin 2011 kur konfirmoi shtatzëninë me vajzën e saj, Blue Ivy.

Gjithashtu fansat e tyre insistojnë me teorinë e shtatzënisë duke thënë se çifti i këngëtarëve kanë të preferuar numrin katër, prandaj nuk është çudi që sipas tyre Beyonce të jetë në pritje të fëmijës së katërt.