VETËM ME PRODUKTE NATYRALE/ Xheli për flokët kaçurrela me fara lini që po bën namin në internet – AlpeGossip
VETËM ME PRODUKTE NATYRALE/ Xheli për flokët kaçurrela me fara lini që po bën namin në internet

VETËM ME PRODUKTE NATYRALE/ Xheli për flokët kaçurrela me fara lini që po bën namin në internet

Nëse kaçurrelat tuaja nuk qëndrojnë mirë nga shkuma, llaku apo produktet që blini në supermarkete, mos u shqetësoni pasi tani ka një mënyrë për të krijuar një përzierje 100% natyrale dhe nuk dëmton flokët tuaj, e për më tepër nuk ka kimikate.

Xheli me fara lini funksionon shumë mirë në forcimin dhe rregullimin e formës së kaçurrelave, ai rigjeneron dhe forcon flokët tuaj. Për ta përgatitur ju duhen: 3 lugë fara lini dhe dy gota ujë. Vini ujin të vlojë dhe shtoni farat e linit duke i përzieri gjithë kohës.

Kur të shihni që uji bashkë me farat janë bërë në formën e një xheli të trashë hiqeni nga zjarri dhe kullojeni.

Vendoseni këtë përzierje në një kavanoz dhe përdoreni në vend të shkumës apo produkteve të tjera.