U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë të djalit me pamjen e mrekullueshme nga deti – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë të djalit me pamjen e mrekullueshme nga deti

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë të djalit me pamjen e mrekullueshme nga deti

Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit dhe Krishtlindjet si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pozat me të voglin, të cilit ende nuk ia ka treguar portretin për të cilin jemi kaq kuriozë.

Siç të gjithë e dimë, Olta po jeton në Spanjë me partnerin e saj, ku kanë një apartament buzë detit me pamje fantastike

Në InstaStory, aktorja ka ndarë panoramën e shtëpisë së saj dhe gjejeni pak kush e zbukuronte? I vogli Amar të cilin e kishte vendosur pranë dritares për të shikuar natyrën.

Doemos, kjo është panorama perfekte e këtij viti për Oltën!

Disa ditë më parë, Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin.

Krahas dy fotove, një të Amar dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bjonde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është e lumtur dhe se ëndrra e saj u realizua.

I dashur babagjysh!

Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur,endrra ime u realizua.
Mam,babi dhe Amar❤️❤️❤️
Faleminderit babagjysh!