U HABITËM/ Rregullat më të çuditshme të veshjes që duhet të ndjekin Kate dhe Meghan – AlpeGossip
U HABITËM/ Rregullat më të çuditshme të veshjes që duhet të ndjekin Kate dhe Meghan

U HABITËM/ Rregullat më të çuditshme të veshjes që duhet të ndjekin Kate dhe Meghan

Çanta mbahet në dorën e majtë

Një aksesor që s’mungon kurrë për ne, lëre pastaj për gratë e familjes mbretërore, është çanta. Nëse i vëmë re, Meghan dhe Kate e mbajnë gjithmonë çantën në dorën e majtë, thjesht sepse me të djathtën takojnë njerëzit.

Funde, fustane, jo pantallona

Mbretëresha vetë nuk i vesh kurrë, kurse Kate dhe Meghan shikohen rrallë, shumë rrallë me pantallona.

Gjatësia e fundit? Dy gisht sipër gjurit!

Le të themi se gjyshet tona mund të kenë qenë më të emancipuara në këtë aspekt.

Manikyri me ngjyrë nuk lejohet

Gjithmonë me manikyr ngjyrë neutrale: rozë e lehtë, ose thjesht shkëlqyes, sepse asgjë nuk shkon më shumë me një gotë birrë të turbullt.

Mbretëresha dërgon mesazhe përmes çantës

Nëse do të largohet nga një darkë, i mjafton të vendosë çantën mbi tavolinë dhe s’ka nevojë për “hajde mo ikim.”

Kur e kalon çantën nga njëra dorë tek tjetra, do të thotë se biseda ka marrë fund me të.

Çantat e dorës quhen çanta për dekoltenë

Siç mund të shikohet, çantat e dorës janë aksesori perfekt për të ruajtur dekoltenë.

Kapelet duhet, jo mund të vendosen

Janë një traditë e familjes mbretërore britanike, pasi koka e zbukuruar është tregues përkatësie në një rang më të lartë. Prandaj edhe vajzat e familjes mbretërore bëjnë kaq shumë eksperimente me kapelen.

Një kostum i zi me vete për çdo rast

Është pjesë e protokollit sepse, nëse diçka e padëshiruar i ndodh një pjestari të familjes, veshja e zezë duhet të jetë gati.

Ky rregull u vendos në 1952-shin, kur asokohe Princesha Elizabetë, gjendej në Kenya kur mësoi lajmin për humbjen e babait. Asaj iu desh të priste në avion derisa dikush i dërgoi kostumin.

Dukesha Kate e vesh princin George vetëm me pantallona të shkurtra

Jo vetëm sepse duket kaq i lezetshëm me to, por mbi të gjitha sepse pantallonat e shkurtra për djemtë e vegjël janë traditë e aristokracisë.

Po kështu edhe të voglin Louis.

Fundeve u qepet një copë e rëndë që të mos i fryjë era

Për të mos u përsëritur incidenti i Kate Middleton-it në 2011-ën, mbretëresha ka një truk të vogël dhe shumë të thjeshtë: rrobaqepësit e saj qepin copa të rënda tek pjesa e fundit. Bëhet fjalë për copa perdesh, jo ndonjë shkencë.