JEMI TË SIGURT QË DHE JU MENDONI SI NE/ 6 modele çantash që s’do të na mërziten kurrë! – AlpeGossip
JEMI TË SIGURT QË DHE JU MENDONI SI NE/ 6 modele çantash që s’do të na mërziten kurrë!

JEMI TË SIGURT QË DHE JU MENDONI SI NE/ 6 modele çantash që s’do të na mërziten kurrë!

Nuk ka rëndësi sa e pa motivuar ndihesh në ditë të caktuara, blerja e një çante të re është e sigurt që na ndryshon humorin. Të gjesh çantën e duhur, nuk është e thjeshtë, por fillimisht njihni nevojat tuaja dhe investoni në blerjen që ju përshtatet dhe funksionon për ju. Që ta keni më të thjeshtë, më poshtë do të shihni modelet e çantave që na DUHEN të gjithave, në një moment a një tjetër!

1. Nëse je gjithnjë në zyrë, kjo bën për ty! E thjeshtë, por jo e mërzitshme. Me këtë çantë do të dukeni gjithnjë një grua biznesi shumë chic dhe gjithë shije!

2.Nëse gjithnjë zgjedh të jesh luksoze, kjo është çanta që të duhet në daljet e tua! Çfarë të duhet të fusësh tjetër përveç një buzëkuqi dhe kartës së kreditit?

3. Nëse i doni gjithnjë duart e lira, ja çfarë s’duhet t’i mungojë dollapit tuaj të çantave. Mund të mbani kafe, lap top-in ndërkohë që flisni në telefon lirshëm dhe të dukeni po aq klas sa me çantat më lart. Me shumë gjasa, këtë model do të doni ta përdorni përgjithmonë.

4. Një prej çantave më të famshme të viteve ’90-të kthehet për të qëndruar gjatë!

5. Nëse je tip logo-sh dhe markash, e di cilat çanta bëjnë për ty!

6. Çantat oversize janë modeli më praktik që shpëton këdo që ka shumë gjëra për të marrë me vete. Nëse mbrëmjeve duam të jemi luksoze, në mëngjes, zgjedhja është kjo!

Bonus:  Nëse gjithë paratë e tua shkojnë për çanta, ju duhet kjo. Eshtë investimi më i zgjuar që mund të bëni.