BËHUNI GATI/ Ky fustan i frymëzuar nga trëndafilat pritet të pushtojë rrugët – AlpeGossip
BËHUNI GATI/ Ky fustan i frymëzuar nga trëndafilat pritet të pushtojë rrugët

BËHUNI GATI/ Ky fustan i frymëzuar nga trëndafilat pritet të pushtojë rrugët

Së fundmi në ‘New York Fashion Week’ është prezantuar një fustan i frymëzuar nga trëndafilat. Në qendër të vëmendjes qe Bella Hadid, e cila eci në pasarelë dhe të gjithë i kishin sytë nga ajo. Fustani që mbante veshur kishte ngjyrë blu të errët dhe jeshile fosforeshente

I njëjti model është prezantuar edhe në ngjyra të tjera.

Stilisti i tyre është Tomo Koizumi dhe kjo ide e tij është duartrokitur shumë. Të gjitha veshjet e prezantuara gjatë të premtes kanë qenë të të njëjtës linjë, por me prerje të ndryshme. Pritet që kjo veshje e frymëzuar nga petalet e trëndafilit të pushtojë tapetet e kuq dhe rrugët e shumë qyteteve të botës. Ju do guxonit ta provonit?