E PAPRITUR/ Dy muaj para dasmës, moderatorja shqiptare është në pritje të ëmbël – AlpeGossip
E PAPRITUR/  Dy muaj para dasmës, moderatorja shqiptare është në pritje të ëmbël

E PAPRITUR/ Dy muaj para dasmës, moderatorja shqiptare është në pritje të ëmbël

Vera e 2018-s do të jetë e ceremonive të dashurisë mes personazheve të njohur publikë. Vetëm dy ditë më parë u shkrua për martesën luksoze të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, ndërsa më parë u mësua për dasmën e moderatores shqiptare, Jona Spahiu.

“Iconstyle.al” tani mëson një tjetër lajm të gëzuar për çiftin. Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri do të bëhen prindër për herë të parë. Burime për “iconstyle.al” thanë, se moderatorja shqiptare është në pritjen e ëmbël dhe tashmë ka hyrë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Kjo duket se mund të jetë një arsye që ka bërë çiftin të përshpejtojnë organizimin e ceremonisë së dashurisë.

I njëjti burim tregoi për “iconstyle.al” se, dasma e tyre do të organizohet në qershor në një nga hotelet e njohura në qendër të Tiranës. Për shkak të numrit të madh të të ftuarve, Jona dhe Frenkli kanë vendosur që të organizojnë dy dasma.

Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri janë njohur në ambientet e Digitalb, pasi Frenkli punon si komentator sportiv. Frenkli ka edhe një biznes që merret me servise ndriçimi për koncerte, evente, dasma dhe me organizimin e tyre.