E “shanë” pse ftoi Ijen në emision, Rudina Magjistari shpërthen ndaj kritikëve (FOTO) – AlpeGossip
E “shanë” pse ftoi Ijen në emision, Rudina Magjistari shpërthen ndaj kritikëve (FOTO)

E “shanë” pse ftoi Ijen në emision, Rudina Magjistari shpërthen ndaj kritikëve (FOTO)

Para dy ditësh në emisionin e pasdites “Rudina” ishte e ftuar gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Besit, e cila është një ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale.

Gjatë emisionit Ija foli për jetën e saj në fshat dhe për marrëdhënien e veçantë që ndan me Besin dhe Xhensilën.

Mirëpo prania e Ijes në këtë emision është komentuar negativisht nga shumë persona, të cilët e akuzojnë Rudinën se paskan mbaruar personazhet e famshëm që ajo bëri një zgjedhje të tillë. Por më shumë se sa komentet e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Rudinën e paska nxehur shkrimi i një gazetareje që qarkulloi online dje.

Pas të gjitha këtyre kritikave Rudina ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instagram.

“Meqë dje, disa prej komentuesve ‘të shqetësuar’ e ndonjë gazetareje lart e poshtë, që sugjeron ligjërata akademike çdo ditë pasditeve në tv, se çfarë modeli dha Ija e Besit në program, po jua sqaroj që përveçse argëtoi, na kujtoi modelin e njeriut që për të siguruar jetesën bën edhe punë krahu e fushe, që ka rritur plot fëmijë e nipër të mbarë e që pavarësisht jetës së vështirë, buzëqeshja dhe humori ia gëzon shpirtin edhe sot e kësaj dite, që ka vajtur afër të tetëdhjetave. Do uroja shumë që këtë model ta ndiqnin edhe shumë prej atyre që rrinë e shkojnë kohën në Facebook duke komentuar lart e poshtë, në vend që të merren me një punë e të mbushin jetët e tyre. Gëzuar 1 Majin!”, shkruan Rudina në postimin e saj në Instagram.