Trendi i fundit i make up- it është aq i bukur sa do ta dashurojmë gjithë verën – AlpeGossip
Trendi i fundit i make up- it është aq i bukur sa do ta dashurojmë gjithë verën

Trendi i fundit i make up- it është aq i bukur sa do ta dashurojmë gjithë verën

Trendet dhe tendencat make up- it janë sa të bukura aq edhe të çuditshme ndonjëherë. Verën e kaluar tonet e syve ngjyrë burgundy bënë namin, ndërsa këtë vit duket se do të dashurohemi me një trend të ri.

Blogeret e make up-it po çmenden duke treguar në videot dhe fotot e tyre mënyrën e realizimit të “make up- it aurelolë”.

Ky lloj make up- i duhet të themi se nuk është “shpikur” së fundmi, por kohët e fundit është kthyer në një modë.

Si mund ta realizoni:

Kryesisht duhet të qëndroni tek ngjyrat e hapura të toneve të syve. Ngjyra e pjeshkës, burgundy, roza, përveç se ngjyra të hapura janë edhe shumë në modë këtë sezon.

Filloni me aplikimin e primer- it. Më pas vendosni si gjithmonë tonet e syve me ngjyrë sipas dëshirës. Në mes të kapakut të syrit lini pak hapsirë e cila më pas do të shërbejë për të krijuar këtë lloj make up- i.

Pasi të keni mbaruar me vendosjen e toneve të errëta përfundojeni këtë look duke vendosur të bardhë dhe shkëlqim, shuuuumë shkëlqim në pjesën e palyer.

Kështu do ja dilni të krijoni kryefjalën e make up- it të kësaj vere. Kush tha se termi “aureolë” përdoret vetëm për vetullat?