“DUHET TË KESH NGA KËTO”/ Noizy i kthen përgjigje Seven Saraçit pasi reperi i nxorri të palarat në Instagram (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“DUHET TË KESH NGA KËTO”/ Noizy i kthen përgjigje Seven Saraçit pasi reperi i nxorri të palarat në Instagram (FOTO+VIDEO)

“DUHET TË KESH NGA KËTO”/ Noizy i kthen përgjigje Seven Saraçit pasi reperi i nxorri të palarat në Instagram (FOTO+VIDEO)

Noizy dhe Seven Saraçi duket se kanë nisur një sherr virtual mes tyre. Pak ditë më parë reperi kosovar zbuloi përmes një postimi në Instastory se Noizy kërkon të heqë nga Youtube bashkëpunimin e tyre “Si me kon zezake”.

“Noizy kërkon të tërheqë këngën “Si me kon zezake” para 4 viteve. Nuk mund t’i bëj tagg se më ka bërë block. Shumë mirë e dimë që vetë ke dasht të hysh kur e kemi punuar me Dj A-Boom-in. E dije që është hit dhe për këtë arsye hyre në këngë si mysafir. Dua thjesht të di pse je kaq i mërzitur”- shkruante Seveni, në postimin në “Instagram” që e fshiu minuta më pas.

Mirëpo pas këtij komenti publik aspak të këndshëm, Noizy kishte qëndruar në heshtje deri më sot.

Reperi shqiptar i është kthyer Sevenit sot me një postim të makinave të tij luksoze të rreshtuara njëra pas tjetrës.

“Nëse nuk ke nga këto nuk do ta kthej diss-in mbrapsht” shkruan Noizy në postimin e tij.

Nuk e dimë nëse Seveni do të reagojë sërish pas kësaj, por kënga “Si me kon zezake” vazhdon të jetë në kanalin Youtube.