“Duket sikur nuk kanë parë burrë me sy”, ishte deklarata e Xhevana Ndojt që nxiti debate në studion e “Për’puthen” dje. Mikela Pupa ishte e para që reagoi kur tha se Ana nuk ka as respekt, as interes për djemtë dhe u ndje e prekur nga fjalët e saj.
Pas kësaj përplasjeje, djemtë e akuzuan Anën se është biseklsuale dhe se pëlqen edhe djemtë, edhe vajzat. Por Ana i hodhi poshtë këto pretendime.
Pjesë nga biseda:
Ana: Nuk kam faj unë që ju nuk keni miq.
Mikela: Unë e kam Ritvanën mike, por nuk më ka prekur ndonjëherë nga vithet tek shkallët, të më kapi nga gjoksi, apo të bëj veprimet e tua. Ti erdhe më puthe në buzë. Kemi parë të gjitha burra me sy. Ti s’ke parë femër me sy, jo mashkull. Se femrat i përqafon, i puth gjithë kohës. Normal që s’do ta bësh me çunat.
Ana: Që i respektoj femrat, nuk do të thotë të ma merrni për dobësi. Ajo ka qenë në formë loje dhe miqësore dhe mua më vjen keq që tani Mikela po e përdor kundra meje. I dua femrat, por nuk është pjesë e një pëlqimi seksual. Nuk jam lezbike, edhe nëse do isha, do isha shumë krenare për veten time. Nuk dua të dal me Mikelën, pëlqej meshkujt, vdes për meshkujt!
Arjani: Ti këto kohët e fundit, ke parë ndonjë çik (mashkull me sy)?
Ana: Po kemi gjithë këta çuna këtu (qesh).
Para disa javësh, Ana u puth në buzë me Mikelën dy herë para të gjithëve dhe tha se e respekton dhe e dashuron figurën e femrës. Kjo është arsyeja pse të gjithë po dyshojnë se 20-vjeçarja ka tërheqje fizike ndaj femrave më shumë sesa ndaj meshkujve.