“JU MË MBUSHNI ME JETË”/ Xhensila Myrtezaj bën dedikimin emocionues – AlpeGossip
“JU MË MBUSHNI ME  JETË”/  Xhensila Myrtezaj bën dedikimin emocionues

“JU MË MBUSHNI ME JETË”/ Xhensila Myrtezaj bën dedikimin emocionues

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Pirro Çakon të titulluar “Sekreti im”. Kjo ishte kënga e parë e Xhensilës që pas lindjes së Ajkës dhe u prit mjaft mirë nga publiku dhe shumë shpejt u kthye në hit.
Përveç kthimit në muzikë, Xhensila së fundmi ka qenë gjatë gjithë kohës nëpër koncerte që janë mbajtur në vende të ndryshme të Europës. Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë disa foto nga koncertet e saj dhe ka bërë një dedikim shumë emocionues për të gjithë fansat dhe mbështetësit e saj.

“Ju më jepni emocion, ju më mbushni me jetë, ju më falni dashuri. Përulësisht mirënjohëse për çdo duartrokitje, përkrahje dhe çdo varg këngë që këndoni bashkë me mua”, ka shkruar Xhensila pranë fotove ku shihet përkrahë fansave të saj.