Pasi e braktisi i ati, zbulohet më në fund kush do ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit – AlpeGossip
Pasi e braktisi i ati, zbulohet më në fund kush do ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

Pasi e braktisi i ati, zbulohet më në fund kush do ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

Pas kaq shumë spekulimeve se kush do ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit, më në fund e kemi një emër.

Pallati Kensington njoftoi sot zyrtarisht se, bëhet fjalë për Princin e Uellsit, Charls-in dora vetë, që ka nderin të shoqërojë nusen e ardhshme drejt altarit për të lidhur kurorë me djalin e tij, Princin Harry.

Pas lajmit se babai i Meghan nuk do ta shoqëronte vajzën drejt altarit për shkak të operacionit që kreu në zemër pas atakut kardiak, u përfol se këtë detyrë do ta merrte përsipër nëna e ish-aktores, Doria Ragland.

Por në deklaratën zyrtare thuhet:

“Znj. Meghan Markle i ka kërkuar Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Uellsit për ta shoqëruar atë drejt altarit në kishën e St. George-s në ditën e dasmës së saj. Princi i Uellsit është i lumtur që do të mirëpresë znj. Markle në Familjen Mbretërore në këtë mënyrë”.

Sa i përket çiftit, njerëzit shpresojnë të shohin princin Harry para se të kalojë natën e fundit të beqarisë në Parkun Dorchester Collection’s Coworth në Ascot. Nusja do të qëndrojë në Shtëpinë Cliveden, Berkshire, me nënën e saj.

Dje, Meghan konfirmoi se i ati nuk do ta shoqërojë në altar dhe u shfaq e trishtuar pas kaosit që ai shkaktoi në prag të dasmës së saj mbretërore.

Thomas Markle i cili është në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale organizoi disa foto me paparacët në këmbim të një marrëveshje për para për të zymtuar ditën e madhe të së bijës.

“Fatkeqësisht babai im nuk do të marrë pjesë në dasmën tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj që atij t’i jepet hapësira që i duhet për t’u përqëndruar në shëndetin e tij” – ka thënë Meghan në deklaratën e saj.

“Unë do të doja të falënderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë mesazhe mbështetje. Unë dhe Harry mezi po presim të ndajmë ditën tonë të veçantë me ju të shtunën” – shtoi ajo më tej.