(FOTO) Blendi Fevziu dhe Bes Kallaku bëhen bashkë, kjo është nisma që kanë ndërmarrë – AlpeGossip
(FOTO) Blendi Fevziu dhe Bes Kallaku bëhen bashkë, kjo është nisma që kanë ndërmarrë

(FOTO) Blendi Fevziu dhe Bes Kallaku bëhen bashkë, kjo është nisma që kanë ndërmarrë

Prej dy ditësh në media po flitet për një projekt të qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Osum.

I pari që ka reaguar për këtë çështje duke e quajtur të turpshme dhe një tradhëti kombëtare ka qenë moderatori dhe producenti, Turjan Hyska.

Ndërkohë që sot kësaj nisme i është bashkuar gazetari, Blendi Fevziu dhe aktori i humorit, Bes Kallaku.

“Kjo është një nga ujvarat më të bukura në Shqipëri. Gjendet në mes të kanioneve të Osumit, një mrekulli natyrore e mbrojtur me ligj. Nesër kjo ujvarë mund të mos jetë më sepse është vendosur ndërtimi i një hidrocentrali. Përtej të qenit një vendim korruptiv ai i heq të drejtën mijëra shqiptarëve të shijojnë një mrekulli të natyrës, vetëm për arsyen që një apo dy veta të fitojnë ca para më shumë. Turp për të gjithë. Ata që duan ta shkatërrojnë këtë pasuri natyrore, ata që kanë dhënë leje ta shkatërrojnë dhe ata që heshtin përballë kësaj. Solidarizohuni të gjithë për të penguar këtë masakër”, ka shkruar Fevziu në një status të publikuar në rrjetet sociale.