“KAM NDRYSHUAR SHUMË…”/ Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë që i ndryshoi jetën – AlpeGossip
“KAM NDRYSHUAR SHUMË…”/ Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë që i ndryshoi jetën

“KAM NDRYSHUAR SHUMË…”/ Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë që i ndryshoi jetën

E ftuar së fundmi në “Natë me Aulonën”, Rovena Dilo na zbuloi një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ka qenë vdekjs e të atit në vitin 2002, që i ndryshoi jetën artistes dhe e bëri të ndryshojë perceptimin për gjërat.

Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë që i

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E  kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”, tregoi Rovena me lot në sy.