“A THUA E KAM PJELLË UNË”/ Reagon ashpër Dajana Shabani për pyetjet ndaj Zogut të Tiranës (FOTO) – AlpeGossip
“A THUA E KAM PJELLË UNË”/ Reagon ashpër Dajana Shabani për pyetjet ndaj Zogut të Tiranës (FOTO)

“A THUA E KAM PJELLË UNË”/ Reagon ashpër Dajana Shabani për pyetjet ndaj Zogut të Tiranës (FOTO)

Dajana Shabani ka reaguar sërish për Zogun e Tiranës, Hermes Nikajn, i cili u arrestua pak javë më parë për prostitucion.

Duhet të themi se ajo është pyetur vazhdimisht rreth Nikajt, pas miqësisë të ngushtë që ka me të dhe se punojnë bashkë.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e saj. Në një postim në Instagram, moderatoja është shprehur :

”Po nuk u cmenda dhe 1 jave ne kete province,ja hodha per tere jeten… Qenke si puna ime, qe me pyesnin njerezit per Zogun (a thua e kam pjelle une),nderkohe qe termetet nuk pushonin!” .

Kujtojmë që Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”.

Image