Saga Beatrix-Donald vijon dhe mjafton një postim i tyre që fansat ta lidhin me njëri-tjetrin. E ndonëse është në dijeni të kësaj tashmë këngëtarja ka ‘ngacmuar’ sërish ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka qenë në Athinë ditët e fundit ku mes të tjerash ka shijuar edhe jetën e natës. Ajo publikoi më herët ditën e sotme disa foto duke shkruar: “Kur fillova të numëroja bekimet, kuptova se kam gjithçka në jetën time”. Dukshëm një ‘kunjë’ për Donaldin, duke nënkuptuar se nuk i mungon ai apo dashuria në jetën e saj dhe se është e plotësuar.
Mirëpo, një postim tjetër më pas nga Beatrix lë të kuptohet tjetër gjë. Në clubin ku ajo ka marrë pjesë ka qenë edhe dikush i veshur si Spiderman-i. “Mbrëmja e djeshme ishte zjarr”-ka shkruar ajo. Kush e ka ndjekur Big Brother VIP e di shumë mirë se s ai lidhur është Donaldi me këtë figurë. Që kur ka dalë ai ka postuar vazhdimisht foto e video me Spiderman, e madje në festën private me ish-banorët dhe stafin ai shkoi i veshur si Spiderman para pak javësh.
Andaj, është e pamundur që ta shohësh këtë postim të Beatrix e të mos e lidhësh me Donaldin. Edhe ajo e di shumë mirë këtë gjë dhe me siguri veprimi i saj nuk është i paqëllimtë apo rastësor. Duket se ajo po mundohet t’i japë sinjale apo mesazhe Donaldit që nga shumë fansa po interpretohen si mundësi për tu rikthyer bashkë.
Këngëtarja po ashtu ka publikuar edhe foto me një xhaketë dhe një kapele që kanë qenë identike me të Donaldit. Edhe ditën e djeshme ata u shfaqën me të njëjtat size. Mirëpo, Donaldi reagoi menjëherë duke bërë një postim ku etiketoi Sarah Berishën, duke mohuar kështu në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se syzet nuk kanë lidhje me Beatrix.
Nuk dihet nëse edhe nga Donaldi ka ende një derë të hapur për Beatrix. Vlen të theksohet se asnjëri prej tyre nuk ka rrëfyer ende arsyen e ndarjes.