NDJEKËSJA E “OFENDON”/ Bora Zemani “i tregon vendin”: Po bëj sakrifica për djalin tim – AlpeGossip
NDJEKËSJA E “OFENDON”/ Bora Zemani “i tregon vendin”: Po bëj sakrifica për djalin tim

NDJEKËSJA E “OFENDON”/ Bora Zemani “i tregon vendin”: Po bëj sakrifica për djalin tim

Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura. Ajo ka qenë kryefjalë e mediave gjatë muajve të fundit për shkak të historisë me Donald Veshajn. Si një nga personazhet më të komentuar, merr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, Zemani ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit. Por një koment që ka lënë një ndjekëse e saj ka tërhequr vëmendjen e moderatores. Ishte një ironi e pastër, gjë që Borës nuk i ka pëlqyer aspak.

“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive”, ka shkruar ndjekësja ndërsa Bora ia ka kthyer: “Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up, por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit.

Mos u mërzit për sakrificat e mia. Më duhet të jem e grimuar në punë”.