“Qepe fustanin oj qyqe”/ Soni Malajt iu gris fustani? E vërteta që fshihet pas incidentit live (FOTO) – AlpeGossip
“Qepe fustanin oj qyqe”/ Soni Malajt iu gris fustani? E vërteta që fshihet pas incidentit live (FOTO)

“Qepe fustanin oj qyqe”/ Soni Malajt iu gris fustani? E vërteta që fshihet pas incidentit live (FOTO)

Soni Malaj po vijon një turne koncertesh dhe aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka dhënë një koncert në Nju Jork, dhe nuk kanë munguar fotot nga përgatitjet në prapaskenë dhe performanca.

Por një fotografi ku shihet Soni e fotografuar nga prapa, ka ngjallur debate mes fansave të saj, të cilët komentojnë se Sonit i është shqepur veshja.

“O Soni kap qepe fustanin oj qyqe se e ke të grisur, leri me xixa e pa xixa, se gjithë kemi fustane e i dimë këto sende”, shkruan një komentuese, ndërkohë që të tjera mbrojnë këngëtaren duke i thënë se është marka ajo që shihet.

Në fakt, e vërteta është se Sonit nuk i është shqepur veshja, por pjesa e mikrofonit që vendoset pas, ka dalë në dukje duke i bërë të gjithë të dyshojnë. Siç mund ta vini re në foton e zmadhuar më poshtë, është e qartë se poshtë fustanit qëndron pjesa e mikrofonit, të cilin Soni e ka në trup, duke marrë parasysh që ajo kërcen gjatë koncertit.