“NJERËZ INJORANTË”/ Sindi revoltohet ndaj ndjekësit pas komentit negativ: Konsultohu me ndonjë psikolog për… – AlpeGossip
“NJERËZ INJORANTË”/ Sindi revoltohet ndaj ndjekësit pas komentit negativ: Konsultohu me ndonjë psikolog për…

“NJERËZ INJORANTË”/ Sindi revoltohet ndaj ndjekësit pas komentit negativ: Konsultohu me ndonjë psikolog për…

Ish-konkurrentja e Për’Puthen ka lajmëruar më herët përmes postimeve në Instagram se po planifikon të sjellë librin e saj të parë. Ajo ka organizuar një pyetësor, ku zbuloi detaje nga publikimi i librit, por nuk munguan as komentet negative.

Një ndjekës i shkruan Sindit një koment që nuk u prit mirë nga ajo.

“Kur u bëre edhe ti të bësh libra”- pyet ndjekësi.

Sindi është përgjigjur e revoltuar, duke e quajtur ndjekësin “injorant” dhe duke e këshilluar të konsultohet me një piskolog për inatin që ka. Më tej ajo i uroi ndjekësit që të arrijë majat.

“Këto njerëz injorantë unë vërtet si kuptoj. Kur u bëra unë, po bëhu edhe ti moj zemër se unë s’të kam marrë borxh ty as jetën, as fatin, as mendjen që e bëra unë. Don të bëhesh ti, ec përpara mos u merr me mua po bëhu më e mirë se unë. Sa më lart të pafsha. Në fillim konsultohu me ndonjë psikolog për inatin që ke ndaj të tjerëve që s’të kanë bërë asgjë dhe pastaj arrfish majat.”– shkruan Sindi.

Ndër të tjera Sindi zbuloi se libri i parë i saj do të ketë 6 pjesë, dhe tashmë është edhe në process shkrimi të librit të dytë ndërkohë që i pari do të botohet në një shtëpi botuese në Brtiani. Ajo tregoi se libri do të jetë i disponueshëm në dy gjuhë, anglisht dhe shqip.