“UNË MOTRËN TIME S’DO DOJA…”/ Arbana Osmani reagon pas debateve të ashpra në BB VIP – AlpeGossip
“UNË MOTRËN TIME S’DO DOJA…”/ Arbana Osmani reagon pas debateve të ashpra në BB VIP

“UNË MOTRËN TIME S’DO DOJA…”/ Arbana Osmani reagon pas debateve të ashpra në BB VIP

Luiz Ejlli e ka paragjykuar Efi Dhedhes për faktin se ka qenë pjesë e “Përputhen” dhe këtë debat e kanë hapur edhe spektaklin e mbrëmjes së djeshme.

Këngëtari u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”.

Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.

“Unë motrën time s’do doja me e pa para 30 djemve duke i vënë gishtit njërit dua këtë”, tha Luizi.

Këtu ndërhyn Arbana dhe shprehet: “Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”.

Lidhur me këto ka reaguar edhe sot moderatorja e dashur për publikun. Arbana Osmani ka postuar pak minuta më parë një “Instastory” me një sqarim rreth situatës.

“Unë motrën time s’do doja...”/ Arbana Osmani reagon