“U BONE DHE TI OPERACION…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“U BONE DHE TI OPERACION…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“U BONE DHE TI OPERACION…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Lori Hoxha ka ndarë së fundmi në profilin e saj në Instagram një foto nga një destinacion ndryshe nga hera e fundit që ishte në Bali, tani ka shkuar në Londër. Me stilin e saj të veçantë ajo ka pozuar, dhe ajo që bie më shumë në su në veshjen e saj është xhaketa prej lëkure. Por prapë se prapë ka dhe ndjekës të pakënaqur, aq sa i shkruajnë:” Se di ca lloj shemtire me ta ven emrin ty”…  Mos të jetë dakort vallë me stilin dhe bukurinë e Lorit?!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca tanimë është në qendër të vëmendjes, sidomos për emsionin e ri që do të jetë edhe autore edhe moderatore ” Take me out Albania”. Me një veshje aq sa serioze dhe seksi Luana ka “pushtuar” Instagramin dhe ndjekësit e saj vërshuan menjëherë komentet. Megjithatë kishte dhe komente që i kanë shprehur se në vend që ta pëlqenin foton, janë trembur prej saj:” Kuc re dreq se me trreme” ka shkruajtur njëri prej fansave.

Nga ana tjetër kemi motrën e dytë Vjollca moderatore, Marina në pritje të sezonit të ri të “Klanifornia” po publikon fotot me look-un e saj. Tej mase e bukur dhe me fustanin e çarë ngjyrë jeshile me shkëlqim, moderatorja  ka pozuar. Por një pamjeje kaq të kuruar nuk kishte si t’i mungonte komenti pikant: “U bone dhe ti operacion vl”…

 

ALPEgossip.al