OLTI CURRI ZBULON TË VËRTETAT/ Ja ndryshimi mes Almeda Abazit dhe Elita Rudit (VIDEO) - AlpeGossip
OLTI CURRI ZBULON TË VËRTETAT/ Ja ndryshimi mes Almeda Abazit dhe Elita Rudit (VIDEO)

OLTI CURRI ZBULON TË VËRTETAT/ Ja ndryshimi mes Almeda Abazit dhe Elita Rudit (VIDEO)

Lajmet e showbizit janë ato që marrin gjithnjë vëmendje dhe klikime të shumta në rrjetet sociale. Së fundmi lajmet e lindjeve apo pritjeve të ëmbla janë më të komentuarat e kësaj periudhe.

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe momenti i bukur i takimit me vogëlushin Kajan ndodhi pikërisht më datë 5 Tetor. Një lajm i ëmbël, i cili u bë edhe më i bukur përmes fotove që Veliaj dhe Xoxa shpërndanë në rrjetet sociale.

“E gjithë bota jemi 4”, ky ishte postimi i futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, i cili na dha lajmin e lindjes së vajzës së tij Axa. Ai dhe bashkëshortja e tij janë edhe prindër të një djali Ajan.

Një tjetër lajm i ëmbël vjen nga çifti i shumëpërfolur i showbizit Almeda Abazi dhe aktorit turk Tolgahan Sayisman, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Që pas dasmës së tyre, të shumta kanë qenë lajmet se moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në një foto të fundit, Elita shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e megjithatë lajmi ende nuk është konfirmuar nga çifti.

Duke marrë shkas nga këto lajme të bukura, ishin të ftuar për të folur për to në emisionin “Rudina” në Tv Klan gazetaret Iva Tiço e Gerta Gixhari dhe blogeri Olti Curri.

“Ka patur plot lajme shtatzënie së fundmi. Almeda Abazi është ndër të paktat vajza që nuk e ka fshehur lajmin e shtatzënisë, madje postoi edhe foto”, tha Tiço.

Blogeri Curri po ashtu tha se Almeda Abazi është një personazh shumë i dashur edhe për showbizin turk dhe paparacët e ndjekin për të shitur foto ekskluzive të saj.

Ai shtoi më tej se ka kontaktuar edhe me moderatoren e njohur nga Kosova Elita Rudi, e cila përflitet në media se është shtatzënë, por ende asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lajmin.

“Almeda është shumë e ndjekur në Turqi dhe atje bëhet showbiz i vërtetë. Paparacët qëndrojnë poshtë shtëpisë që të kapin foto, por ajo ka një marrëdhënie speciale me showbizin turk. Me Elitën kam folur, por tani ajo nga gazetare showbizi do që të bëjë divën dhe unë e braktisa si personazh”, tha Olti.

Gazetarja Gerta Gixhari tha se një tjetër personazh që është bërë baba ka qenë edhe futbollisti i kombëtares Andi Lila, i cili sipas saj menjëherë pas ndeshjes me Jordaninë ka qenë pranë bashkëshortes gjatë procesit të lindjes.

“Përgjithësisht, vajzat e showbizit shtatzënitë po i kalojnë elegante. Është diçka kjo që është vënë re sepse pasi lindin ato shfaqen tejet në formë. Pasi është luajtur ndeshja me Jordaninë, Andi Lila menjëherë kishte shkuar të kapë procesin e lindjes dhe për të qenë pranë bashkëshortes”, shtoi Gixhari.