TË KAPUR PËR DORE/ Olta Gixhari poston momente romatike me bashkëshortin – AlpeGossip
TË KAPUR PËR DORE/ Olta Gixhari poston momente romatike me bashkëshortin

TË KAPUR PËR DORE/ Olta Gixhari poston momente romatike me bashkëshortin

Siç dihet tashmë, Olta Gixhari është shumë diskrete kur bëhet fjalë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Ajo është munduar në maksimum që ta mbajë atë sa më larg vëmendjes së publikut, duke mos e postuar në rrjetet sociale.

Por mbrëmjen e kaluar, Olta ka vendosur të ndaje me ndjekësit e saj në Instagram, disa momente intime, duke publikuar një video, ku shihet të dy në makinë.

Në videon e publikuar, aktorja shihet teksa ka shtrënguar dorën e bashkëshortit të saj, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë romantike.

Këtë postim, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.

Para këtij postimi, Gixhari ka treguar se ka qënë e pranishme në koncertin e Elsa Lilës, që mesa duket ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

 

VIDEO