YLLI LIMANI BËN LËMSH DYNJANË! Çfarë fshihet pas deklaratave të tij të xhelozisë? (FOTO) – AlpeGossip
YLLI LIMANI BËN LËMSH DYNJANË! Çfarë fshihet pas deklaratave të tij të xhelozisë? (FOTO)

YLLI LIMANI BËN LËMSH DYNJANË! Çfarë fshihet pas deklaratave të tij të xhelozisë? (FOTO)

Ju kujtohet dy ditë më parë që Yll Limani na bëri lëmsh me postimet e tij?

Për kujtesë këngëtari ka shpërndarë në rrjetet sociale emojin e një puthjeje, pa shkruar asgjë tjetër, duke na vendosur të gjithëve në dilem.

Madje ai e ka vendosur edhe në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter si foto profili.

Pas këtyre veprimeve të dyshimta, neve ju sollëm teorinë tonë sipas së cilës, autori i hitit “Ëngjëj” po na paralajmëron për këngën e re.

Dhe na lejoni tj’u themi se i qëndrojmë kësaj ideje.

Duket se artistit i pëlqen të luajë dhe ndonëse kanë kaluar disa ditë, ai jo vetëm që nuk na ka dhënë asnjë sqarim, por vijon të jetë misterioz me postimet e tij në Twitter.

Ai ka postuar një sërë statusesh, që po na ngjajnë shumë me vargjet e një kënge.

A ki me dal?

Hala xhelozoj

Garant telefoni so tu tu nal

Janë këto postimet e këngëtarit që ndonëse ngjajnë si deklarata xhelozie dhe dedikime mund të jenë diçka më shumë, teksa risjellim në vëmendje se këtë taktikë ai e ka përdorur edhe përpara publikimit të këngëve të mëparshme, siç janë për shembull “Ëngjëj” dhe “I kom kall”.

Nëpër media  thuhet se Ylli do sjellë një bashkëpunim me Lumi B, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Projekti i fundit i Yllit u lançua rreth një muaj më parë dhe titullohet “I kom kall” dhe siç ka titullin e ka kallur edhe rrjetin.