Aulona Musta flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Nuk jam XHELOZE fare… (VIDEO) – AlpeGossip
Aulona Musta flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Nuk jam XHELOZE fare… (VIDEO)

Aulona Musta flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Nuk jam XHELOZE fare… (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në emisionin “ KafeIN”, ishte në një lidhje direkte me skype, gazetarja Aulona Musta.

E pyetur nga Flavio për marrëdhënien me bashkëshortin dhe se si e kalon ditën, Aulona pohoi për intv.al se shkon në palestër së bashku me partnerin e saj dhe tha se nuk është një vajzë aspak xheloze.

Gjithashtu, në emision u diskutua edhe për pjesëmarrjen në finalen e kompeticionit “Dancing With the Stars”, ku Aulona cilësoi se duhet të ishte ajo fituese dhe jo këngëtarja Soni Malaj.

Ndërsa përsa i përket pushimeve verore ajo u shpreh se:

“Mua më pëlqen t’i kaloj pushimet jashtë vendit, ndryshe nga Fatma që parapëlqen më shumë Shqipërinë. Kam kaluar edhe weekend-e në shoqërinë e Fatmës, por kur bëhet fjalë për pushime familjare ato i kaloj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën time”, u shpreh Aulona për KafeIN në Intv.al

Live gjatë emisionit ishte edhe vogëlushja simpatike Amara, e cila e shoqëroi bisedën me një ëmbëlsi karakteristike.

KafeIN

Ekskluzive në KafeIN/ Intervistë me Aulona Mustën, gazetarja rrëfen për finalen e "Dancing with the Stars"

Gepostet von INtv Albania am Freitag, 22. Juni 2018