Beyonce bën xing me Era Istrefin: Kush i ka veshur më mirë sandalet me çmimin marramendës? – AlpeGossip
Beyonce bën xing me Era Istrefin: Kush i ka veshur më mirë sandalet me çmimin marramendës?

Beyonce bën xing me Era Istrefin: Kush i ka veshur më mirë sandalet me çmimin marramendës?

Në një botë si kjo e sotmja, kur trendet e modës janë kaq universale, ndodh që edhe në radhët e të famshmëve të huaj dhe shqiptarë, të ketë raste kur shohim të njëjtën veshje.

Rasti më i fundit është ai i Beyonce-s, e cila pas koncertit që mbajti me bashkëshortin Jay-Z në Amsterdam, u shfaq në Londër me të njëjtat sandale që ia kemi parë këngëtares shqiptare, Era Istrefi.

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen pak javë më parë kur u publikuar klipi i hitit të Botërorit “Live it up”, pasi u shfaq me sandalet “Saint Laurent”, që kushtojnë 1042 dollarë (ose 784 paund).

 

Bukuroshja shqiptare kishte bërë një kombinim më ekstravagant me një palë pantallona të shkurtra dhe një bodysuit me ngjyra të ndezura, ndërsa Beyonce ishte krejt e kundërta.

Pasi festuan bashkë në club-in “The Arts” në Mayfair, 48-vjeçari Jay Z mbante për krahu bashkëshorten 36-vjeçare, e cila i kishte kombinuar sandalet me pupla me një fustan të zi të shkurtër të “Michael Costello”-s.