LETRA/ Koronavirusi, “një ditë bija ime, do të të tregoj çfarë ndodhi” – AlpeGossip
LETRA/ Koronavirusi, “një ditë bija ime, do të të tregoj çfarë ndodhi”

LETRA/ Koronavirusi, “një ditë bija ime, do të të tregoj çfarë ndodhi”

Një ditë bija ime, do të të tregoj për koronavirusin, një epidemi që erdhi nga larg që ka përkulur tërë botën, por nuk na ka mundur. Do të të tregoj se si babai yt dhe unë patëm fatkeqësinë të ishim larg në kohën e lëshimit të një dekreti që i detyroi të gjithë njerëzit të mos lëviznin nga shtëpia. Duket e çuditshme apo jo?

Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin me ditë, por ne kemi vazhduar ta duam njëri-tjetrin, si më parë, ndoshta më shumë se më parë. Unë do të tregoj se si çdo mbrëmje, në darkë, telefonoja gjyshërit dhe dajën dhe darkonim së bashku virtualisht, sepse ky virus i tmerrshëm na mbajti larg fizikisht, por kurrë me zemër.

Unë nuk jam ndjerë e vetmuar megjithë distancat e largësisë në kilometra gjatë epidemisë, e gjithë Shqipëria, vendet fqinje, bota mbarë ka pasur përqafimin më të ngrohtë në historinë e njerëzimit.

Gjatë ditëve kur ishim të mbyllur në shtëpi, ne takoheshim në rrjetet sociale, ndërsa pasditeve u tentua që të kthehej në ritual dalja në ballkone, këndimi, kërcimi lirisht, duartrokitja dhe brohoritja si formë solidariteti për bluzat e bardha që po sfidojnë jetën, rrezikun, në emër të profesionit dhe përkushtimit të pashoq. Po, ne ndjeheshim pranë njëri-tjetrit si kurrë më parë. Rrugët ishin boshe, por duke kërkuar lart në qiell, midis banderolave të ylberit dhe tenxhereve dhe kapakëve që përplasnin njerëzit, ata e kthyen lagjen tonë në karnavalin e Rio-s.

Unë do të të tregoj bija ime për të gjitha gjërat që kam mësuar nga ky koronavirusi. Një shembull? E kuptova vlerën e kohës dhe se si ajo humbi tek gjërat e kota dhe njerëzit e kotë. Kam kuptuar që gabimi më i madh që mund të bëjmë është t’i lëmë gjërat dhe njerëzit atje sepse i marrim si të mirëqenë, por ato nuk do të mbesin përgjithmonë të pandryshuara.

Kam kuptuar se sa më kushtoi ta shtyja atë drekë me gjyshërit dhe atë pasdite me babanë tënd, sepse gjatë shpërthimit të epidemisë isha larg dhe e gjeta veten të aftë t’i shikoja ato vetëm përmes ekranit të një smartphoni. Pa u nuhatur lëkurën, pa mundur të prek ato fytyra dhe të humbas veten në përqafimet e tyre.

Por atëherë kuptova që gjithçka do të ishte mirë, fillova të isha shpresëdhënëse dhe nuk isha e vetmja! Vendi ynë, ka treguar guxim të madh dhe një ndjenjë të përgjegjësisë. Sigurisht, patëm edhe një humbje jete, duke lënë kaq shumë dhimbje në zemrat e njerëzve dhe familjarëve, por lutemi që të mbetet me kaq!

Pavarësisht gjithçkaje, ne jemi të fortë! Imagjinojmë momentin kur të gjithë do të heqim maskat si ndodh në fundin e një shfaqjeje teatrale, të zhanrit dramë, dhe do të “derdhemi” rrugëve për të festuar.

Unë do të të tregoj çdo natë, para se të flesh, se kam ëndërruar për momentin kur do të përqafoja gjyshërit dhe të afërmit tanë dhe përsërisja me vete se gjithçka do të ishte mirë dhe se në fund të kësaj historie do të jetoja jetën time, si ndoshta nuk e bëra kurrë më parë…