TRAGJIKE NË SHBA/ Aksident i rëndë në Kaliforni. Shuhet familja, prisnin një fëmijë – AlpeGossip
TRAGJIKE NË SHBA/ Aksident i rëndë në Kaliforni. Shuhet familja, prisnin një fëmijë

TRAGJIKE NË SHBA/ Aksident i rëndë në Kaliforni. Shuhet familja, prisnin një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni ku në një aksident automobilistik humbën tragjikisht jetën një çift i ri, që ishte në pritje të fëmijës së parë.

Çifti që mbetën të vdekur në aksidentin të ndodhur në Moreno Valley janë: Airyana Luna, 20 vjeç, e cila priste të bëhej nënë në Tetor dhe i fejuari i saj Valentino Miguel Ramos, 21 vjeç.

Gjatë aksidentit tre makina u përfshinë, ku një prej automjeteve humbi kontrollin dhe më pas u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës përpara se të kthehej përmbys.

Bëhet e ditur se gjithashtu gjatë aksidentit ka humbën jetën shoferi i automjetit, 21-vjeçari Polo Najera Perez dhe një tjetër pasagjer.

Mirëpo të katër viktimat ishin nga i njëjti vend në San Bernardino.

Ishte kaq e lumtur për beben. Ishte vajzë e mrekullueshme, e ëmbël dhe tejet e dashuruar me Valentinon. 

Sipas autoriteteve policore deklaruan se po vijojnë kërkimet për dy drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident. Dyshimet janë ngritur se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një prej drejtuesve, i cili ishte nën efektin e alkoolit.