FITUES I SHUMË ÇMIMEVE/ Këngëtari jep lajmin: Kam shkruajtur një libër këto kohë - AlpeGossip
FITUES I SHUMË ÇMIMEVE/ Këngëtari jep lajmin: Kam shkruajtur një libër këto kohë

FITUES I SHUMË ÇMIMEVE/ Këngëtari jep lajmin: Kam shkruajtur një libër këto kohë

Justin Timberlake është tashmë këngëtar, aktor dhe balerin, por ylli është gati të shtojë një rol tjetër në jetën e tij, të bëhet shkrimtar.

Timberlake njoftoi në mediat sociale se do të publikojë librin e tij të parë në tetor.

“Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me” titullohet libri i tij.

“Kam disa lajme! Unë kam qenë duke punuar për disa kohë dhe jam i lumtur t’ju tregoj librin tim të parë #Hindsight,”-shkruan këngëtari.

Në ëebsite-n e librit thuhet se ai do t’u japë lexuesve mundësinë për të parë procesin krijues të Timberlake përmes një koleksioni të imazheve nga arkivat e tij personale, duke filluar nga fëmijëria e tij Tennessee deri në ditët e sotme.

Botuesi HarperCollins shton se libri do të flasë për shumë aspekte të fëmijërisë së tij, përfshirë dashurinë e hershme të Timberlake për muzikën dhe frymëzimin pas shumë këngëve dhe albumeve të tij të goditura, si dhe procesin e shkrimit të këngëtarit dhe marrëdhëniet e tij personale me djalin dhe familjen.

37 vjeçari u bë i famshëm për herë të parë si një anëtar i “Mickey Mouse Club” dhe më pas si vokalist i grupit ‘NSYNC’.

Ai këndoi me grupin nga viti 1995 deri në vitin 2002, para se të dilte solo dhe të publikonte pesë albume, i fundit “Man of the Woods” në shkurt.

Më pas fituesi 10 herë i çmimit Grammy u martua me aktoren Jessica Biel më 2012. Ata mirëpritën në jetë djalin Silas në vitin 2015.