MËSOJENI TANI/ Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë

MËSOJENI TANI/ Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë

Një produkt mjaft i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të rrish gjatë kohës së ftohtë është, me siguri për të gjithë, kremi hidratant. Me temperaturat që bien çdo ditë dhe lagështira, kjo është stina kërcënuese për lëkurën. Kështu që duhet të kesh patjetër një hidratant që e mban lëkurën të hidratuar në çdo kohë gjatë gjithë sezonit. Por nëse po kërkon të ruash edhe disa para mënjanë, atëherë përpiqu ta bësh vetë kremin hidratant në shtëpi.

Fillo duke bashkuar gjalpin ose dyllin e bletës me vaj kokosi në një enë dhe vendose të zjarr të ulët. Pasi të jetë shkrirë, shto vitaminën E dhe vajrat e tjerë esencialë (bajame, livando, vajra të freskët rrushi etj.)

Pasi është përzier e gjithë masa, vendose në frigorifer për disa minuta që të ngrijë.

Hiqe nga ena dhe vendose në një tjetër ku do ta ruash kremin.

Ruaje në temperaturë dhome.