Pse vonohet cikli/ Ja cilat janë arsyet që duhet ti di çdo femër – AlpeGossip
Pse vonohet cikli/ Ja cilat janë arsyet që duhet ti di çdo femër

Pse vonohet cikli/ Ja cilat janë arsyet që duhet ti di çdo femër

Cikli menstrual siç quhet nga ana mjekësore, është tepër i rëndësishëm për shëndetin e gruas. Femrat gjithmonë shqetësohen kur cikli i tyre vonohet, pa ditur arsyet se, pse ndodh ky fenomen.

Vonesat e ciklit ndodhin për arsye të ndryshme dhe jo vetëm prej shtatzënisë.

Ja disa nga arsyet se pse ndodh vonesa:

1- Stresi

Stresi mund të jetë një nga shkaqet kryesore, që çojnë në vonesë të ciklit menstrual.

Nëse mendoni se, stresi po ju prish rutinën, atëherë mundohuni të largoheni prej tij dhe të jeni më pozitivë.

2- Pesha e ulët trupore

Një tjetër faktor që ndikon në vonesën e periodave, është edhe pesha e ulët. Femrat të cilat ushtrohen shumë dhe nuk hanë shëndetshëm, për më tepër janë të dobëta, kanë më shumë mundësi për vonesa të ciklit.

3- Obeziteti

Shëndeti i tepër sipas dritare.net është një tjetër faktor, që ndikon në vonesën e ciklit menstrual.

4- Sëmundjet kronike

Nëse ju jeni të prekur nga ndonjë sëmundje kronike, atëherë kjo do të çojë edhe në vonesë të ciklit menstrual.

5- Menopauza e hershme

Pasi kalojnë të 50-at është normale për një femër, që të kalojë në menopauzë. Ka raste kur një femër hyn më shpejt në këtë fazë dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja se, përse cikli vonohet.

6- Sëmundja e tiroideve

Nëse ju vuani shpesh nga tiroidet, për më tepër keni dhe vonesa në ciklin menstrual, atëherë kjo është edhe arsyeja, pse ndodh ky fenomen.