MOS I NEGLIZHONI! Këto dy foto tregojnë shumë për dy fëmijë 3 vjeçar – AlpeGossip
MOS I NEGLIZHONI! Këto dy foto tregojnë shumë për dy fëmijë 3 vjeçar

MOS I NEGLIZHONI! Këto dy foto tregojnë shumë për dy fëmijë 3 vjeçar

Çfarë ndodh në trurin e një fëmije të rritur në kushte të mira dhe një tjetër i rritur në kushte të këqija?

Këto imazhe janë domethënëse. Fotoja në të majtë, tregon trurin më të zhvilluar të një fëmije 3 vjeçar të rritur në një mjedis të shëndetshëm përfshirë këtu edhe vlerat ushqimore, ndërsa imazhi në të majtë tregon një fëmijë në të njëjtën moshë të rritur në një mjedis me trauma ekstreme emocionale dhe neglizhimi.

Ky fëmijë vuan nga ‘neglizhimi i rëndë i depresionit ndijor’ dhe truri është shumë më i vogël me struktura të paqarta.

Besohet se fëmija do të ketë qenë subjekt i një niveli ekstrem abuzimi.

Imazhi vjen nga Profesor Bruce D Perry, Shefi i Psikiatrisë në Spitalin e Fëmijëve të Teksasit.

Perry ndau imazhet në një letër mbi mënyrën se si neglizhimi i fëmijërisë ndikon në zhvillimin kognitiv më vonë në jetë.

Ai shkroi në letër: ‘Këto imazhe ilustrojnë ndikimin negativ të neglizhencës mbi zhvillimin e trurit.

Në skedën CT në të majtë është një imazh nga një trevjeçar i shëndetshëm me një madhësi mesatare të kokës. Imazhi në të djathtë është nga një fëmijë trevjeçar që vuan nga neglizhimi i rëndë”.

Profesori thotë se fëmija i dytë do të ketë vonesa në zhvillim dhe probleme me kujtesën.

Atrofia kortikale shihet zakonisht tek njerëzit më të moshuar që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit.

Perry shpjegon se fëmijët dhe të rriturit që kanë pësuar neglizhim emocional mund ta kenë veçanërisht të vështirë për të formuar marrëdhënie të shëndosha.

Ata mund të bëhen të varur nga një person ose të izolohen shoqërisht më vonë në jetë.