PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Ish-konkurenti do të përballet në gjyq me autoren e emisionit (FOTOT) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Ish-konkurenti do të përballet në gjyq me autoren e emisionit (FOTOT)

PAS LARGIMIT NGA “PËRPUTHEN”/ Ish-konkurenti do të përballet në gjyq me autoren e emisionit (FOTOT)

Vetëm pak javë më parë, konkurrentja Shqipe Hysenaj u pezullua nga emisioni “Për’puthen”. Sipas produksionit, ajo përdori bullizëm dhe tregoi homofobi, ndërsa gjatë debatit në studio konkurrentja u dëgjua të përmedtke faktin se do të përballej në gjyq me opinionistin.

Ndërkohë që Shqipja i rrëfeu të vërtetat e saj në një intervistë për “Prive” (Kliko), një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Ky i fundit është larguar pak ditë më parë nga emisioni, mirëpo ikja e tij nuk paska qenë aq paqësore sa ç’dukej.

Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka marrë qindra pyetje lidhur me konkurrentin e larguar, ndaj në një story të gjatë në Instagram ajo ka akuzuar Beartin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.

Olsa shprehet se liria e fjalës ka kaluar në abuzim, teksa shpjegon se është shumë e vështirë të jesh në krye të “Për’puthen” me një numër të madh karakteresh të ndryshëm nga njëri-tjetri.

“Më keni shkruar pafund çfarë ndodhi me konkurrentin nga Kosova, sot po ju përgjigjem! Ndaj tij ka nisur një proces juridik për thyerje të kontratës dhe dezinformim apo deklarime të pavërteta të thëna publikisht! Unë nuk jam mësuar të vjell vrer lart e poshtë, por i qëndroj kokë-lart parimeve të mia dhe mbi të gjitha respektoj këdo që bëhet pjesë e programeve të mia, por unë nuk diferencoj konkurrentë apo t’i trajtoj ndryshe dhe mos guxojë askush ta kërkojë këtë!”- ka shkruar Olta, e cila ka marrë një përgjigje publike nga Bearti.

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-konkurrenti tashmë i larguar nga emisioni shkruan:

“Përshëndetje! Unë takimin me Oltën nuk e kam kërkuar pa arsye apo për famë, siç e paska transformuar apo interpretuar në mënyrën e vet Olsa. Unë famën e kam pasur dhe nuk më duhej aq “fama” e “Për’puthen”. Që të mos e zgjas, arsyeja e hyrjes ka qenë se më kanë ftuar vetë, por edhe të përjetoj një eksperiencë ndryshe, të bukur. Kurrësesi çfarë fitova. Unë me përfaqësimin tim në “Për’puthen” kam dashur që t’ua rris shikueshmërinë e emisionit edhe në Kosovë, ç’ka edhe qëndron e vërteta. Thjesht dhe aty të jemi bashkë si vëllezër të një kombi, sikur që edhe jemi.

Arsyeja pse unë doja takim me Olsën ka qenë se ajo kërkonte sa më shumë debate e skandale në studio. Unë nuk jam person që flas vetëm për ehh… jam edhe për debate, por jo skandaloze. E kam cekur shumë herë kur më është kërcënuar me fjalët “Fol diçka, debato ose do të të nxjerr nga “Për’puthen”. Dhe i kam thënë shumë herë që dua të dal vetvetja, jo të flas me zor dhe imponuar. Më lër rehat me karakterin tim, me atë që e kam edhe në jetën e përditshme, jo false dhe me maskën tuaj. Po fare mirë më kujtohet edhe kërcënimi yt “Nuk mund të dalësh kur të duash ti, se të ndjeki penalisht”.

Dy takimet e mia janë bërë në qendra reklamuese, në mobileri dhe estetikë duke shfrytëzuar çdo “lojtar” pa asnjë përfitim, me premtime të rrejshme, derisa e nënshkruajnë një kontratë e pastaj ndryshojnë fjalët e thëna.

Unë për të gjitha këto kam fakte që prej ditës së parë madje deri tek dita e fundit, me mesazhe, me video e voice dhe jam i gatshëm të përballem në gjykatë me ty! Edhe aty do jem Beart Rexhepi, me fytyrën time, me karakterin tim, i shpëtuar nga maska “Për’puthen”- ka përfunduar ish-konkurrenti.