NJË PROJEKT NDRYSHE/ Landi i “WSF”: Vjen në momente shumë të vështira (FOTO) – AlpeGossip
NJË PROJEKT NDRYSHE/ Landi i “WSF”: Vjen në momente shumë të vështira (FOTO)

NJË PROJEKT NDRYSHE/ Landi i “WSF”: Vjen në momente shumë të vështira (FOTO)

Landi i ‘West Side Family’ ka zbuluar me anë të një postimi se sot do të publikohet kënga më e re “Zemra rreh”. Ky projekt duket se ka një domethënie shumë të veçantë për artistët dhe një mesazh të fortë në të. Landi ka treguar se ai dhe Armiri kanë bashkëpunuar me Alban Kondin, Fabian Bashën, Elgit Dodën dhe Klodian Qafokun për të sjellë diçka ndryshe.

“Kënga ‘Zemra Rreh’ vjen në momente shumë të vêshtira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, shkruan Landi. Këngët e “West Side Family” janë kthyer gjithmonë në hite dhe dëgjohen prej vitesh, ndaj dhe ky projekt me siguri do të jetë një sukses i garantuar.