SHUMË LARG SHTËPISË E KUZHINËS! Në muajin e fundit të shtatzënisë Arbana Osmani viziton vendin e veçantë! (VIDEO) – AlpeGossip
SHUMË LARG SHTËPISË E KUZHINËS! Në muajin e fundit të shtatzënisë Arbana Osmani viziton vendin e veçantë! (VIDEO)

SHUMË LARG SHTËPISË E KUZHINËS! Në muajin e fundit të shtatzënisë Arbana Osmani viziton vendin e veçantë! (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Po ashtu, moderatorja është në muajin e fundit të shtatzënisë pasi më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.

Megjithatë, duket se Arbana nuk i ka ndërprerë aktivitetet e përditshme dhe vijon jetën si më parë.

Ditën e sotme ajo ka shpërndarë disa video në Instastory duke na treguar se ndodhet në “Parkun Kombëtar të Qafshtamës” dhe ka ndarë pamjet e mrekullueshme me ndjekësit.

Nuk dihet nëse ky është një aktivitet për tu shkëputur nga rutina, apo ndonjë projekt e ka shtyrë moderatoren deri në këtë destinacion, por vlen të theksohet se kohët e fundit ajo na ka parlajmëruar për shumë projekte të reja.

Duket se Arbana i ka marrë parasysh të gjitha rreziqet që mund të ketë një grua shtatzënë nga ky aktivitet dhe është për tu duartrokitur për guximin.

Pak ditë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant dhe se ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.

Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë këtyre projekteve apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion, por mbetet për tu parë.