Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Klea është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjatë kësaj kohe i ka mbajtur fansat të përditësuar mbi përgatitjet që ka bërë për bebin.
Gjithashtu edhe Elgiti ditën e sotme ka treguar se i ka blerë djalit një ulëse për bebet në makinë.
“Kur mezi pret të jetë pasagjer”, shkruan Elgiti duke e shoqëruar postimin me disa emoji me sytë me zemra.
Klea dhe Elgiti e kanë gjetur edhe emrin e vogëlushit, por do ta zbulojnë pak më vonë.
Kujtojmë që çifti u martua në fillim të këtij viti në Marok.