Letra: Unë dhe partneri im u dashuruam me të njëjtin “çunak” bukurosh – AlpeGossip
Letra: Unë dhe partneri im u dashuruam me të njëjtin “çunak” bukurosh

Letra: Unë dhe partneri im u dashuruam me të njëjtin “çunak” bukurosh

Pas 16 vitesh, unë dhe partneri im jetonim një jetë pa surpriza. Me përjashtim të disa konflikteve, e përballonim shumë mirë marrëdhënien tonë të hapur. Të dy kishim dashnorë, por gjithnjë vinim të parat nevojat e njëri-tjetrit. Ishim çift, por gjithashtu të pavarur.

Ajo që ndodhi na habiti të dyve: u dashuruam me të njëjtin çunak bukurosh. Ai jetonte jashtë shtetit, kështu që ishte një lidhje në ditë festash, grupesh në WhatsApp dhe telefonatash në Skype. Një ditë, bëmë shaka, se jetojmë të tre si një “trift” (çift, por me tre persona. Trift.) Atë ditë morëm një telefonatë: “Po shpërngulem në Mbretërinë e Bashkuar.” A do të funksiononte vallë?

Nuk e kthyem kokën pas. Përtej frikërava të mia, ai s’e kërcënonte marrëdhënien tonë jetëgjatë; në fakt, ishte një përmirësim. Jetonim në katër marrëdhënie: ai dhe partneri im, unë dhe ai partneri im dhe unë, dhe ne të tre: të katërta unike dhe përmbushëse.

Katër vite më vonë, ai u largua nga Mbretëria e Bashkuar dhe ne ndërmorëm masa. Një vit më vonë, situata u bë e pamenaxhueshme, sidomos për atë.

Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, na tha se po dilte me dikë tjetër. Ishte e qartë se kohës sonë bashkë i kishte ardhur fundi. Unë dhe partneri im mbështetëm njëri-tjetrin: për mua, ky fund qe shkatërrues.

Gjashtë vitet që kaluam bashkë si trift ndryshuan gjithçka. S’ishim dy plus një: ishim tre. Tani jemi dy sërish, por jo të njëjtët si më parë. Jemi në pozitën e sikletshme e të sjellurit si çift sërish, duke mbushur me mundim hapësirën e lënë nga ai.”