Të famshmit shqiptarë që bënë gjithçka për të mbajtur sekret lidhjet mes tyre, POR s’ja DOLËN (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë që bënë gjithçka për të mbajtur sekret lidhjet mes tyre, POR s’ja DOLËN (FOTO)

Të famshmit shqiptarë që bënë gjithçka për të mbajtur sekret lidhjet mes tyre, POR s’ja DOLËN (FOTO)

Janë përfolur pa fund se ndodhen në një lidhje ,madje shpesh here janë kapur edhe mat, por asnjë prej këtyre të famshëmve nuk e ka pranuar publikisht se ndodhen në një lidhje.

Edhe pse burime të pafundme kanë konfirmuan lidhjen e tyre, privatësia është prioritet për shumë prej tyre ndaj dhe ata e mbrojnë me fanatizëm jetën e tyre sentimentale

Por në një botë si kjo që jetojmë sot, ku çdokush ka akses në internet, privatësia e çifteve të famshme është cenuar shpesh herë dhe janë zbuluar lidhje që nuk na i merrte mendja në showbiz-in shqiptar.

Por ka dhe nga ata të famshëm që pavarësisht se janë kapur mat me njëri-tjetrin, e kanë mohuar lidhjen dhe kanë vijuar në fshehtësi marrëdhënien deri në çastin që gjithçka ka marrë fund.

Iconstyle.al sjell sot disa nga lidhjet e fshehta të të famshmëve shqiptarë që përfunduan pa u konfirmuar kurrë:

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi
Ka qenë një ndër bashkëpunimet më të forta dhe më të gjata, por mori fund në një mënyrë që as Flori dhe as Elvana nuk dhanë një arsye bindëse. Të dy artistët kanë folur për ekzistencën e një dashurie të përbashkët për artin, por jo për njëri-tjetrin. Në kulmin e bashkëpunimit të tyre në vitin 2016, u përfol se dyshja ndante të njëjtën dhomë gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë për koncerte, raporton Iconstyle.al. Por asnjëherë nuk pati një konfirmim për lidhje nga palët, duke e bërë kështu një nga ato lidhjet e fshehta që përfundoi pa u konfirmuar kurrë.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri

Dyshja mund të thuhet me plot gojë, se ka pasur një histori të fshehtë që nuk kanë dashur ta tregojnë për fansat e tyre. Këngëtari Butrint Imeri u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike Kiara Tito. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime. Dhe ashtu pa u konfirmuar ende, lidhja mes tyre duket se ka marrë fund. Ka qenë Butrinti ai që mori i pari vendimin e papritur, duke mos e ndjekur më Kiarën në ‘Instagram’, ndërkohë që moderatorja vazhdonte ta ndiqte. Të jetë kjo një shenjë që gjithçka ka marrë fund?!

Liberta Spahiu dhe Getoar Selimi
Sot reperi Getoar Selimi është lumturisht i martuar me moderatoren Marina Vjollca, por para saj ai ka pasur një lidhje vërtet serioze me një tjetër moderatore, Liberta Spahiun. Të gjitha mediat flisnin për ta dhe askush prej tyre nuk foli në publik për lidhjen që kishin. Gjithçka u konfirmua pas ndarjes, kur më në fund Liberta tregoi edhe arsyen se pse i dha fund lidhjes së saj me reperin. Moderatorja tha se kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje me Getoarin për shkak të punës së saj si gazetare. “Unë më shumë e dua punën time se gjithçka tjetër”, tha Liberta duke u dhënë fund aludimeve për ndarjen.

Elita Rudi dhe Bekim Balaj
Ndonëse u përpoqën ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj dhe prezantuesja Elita Rudi, nuk u rezistonin dot fotove që publikonin nga i njëjti vend. Raporti mes tyre dukej si një romancë që do të celebrohej një ditë, por ata i dhanë fund lidhjes ende pa e konfirmuar. Sipas miqve të përbashkët, arsyeja e ndarjes u bë kontrata e re e futbollistit. “Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes. Nga ana e tij, për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme, Bekimi e kishte të pamundur të udhëtonte shpesh, raporton Iconstyle.al. Kështu Bekim Balaj dhe Elita Rudi zgjodhën të mos rrezikonin me një lidhje në distancë.

Ronela Hajati dhe Stine
Këngëtari Stine ka pasur një romancë me Ronela Hajatin, dhe çifti është treguar disi i rezervuar sa i përket daljeve në publik. Lajmi u përhap kur dyshja u fotografua duke u puthur në një nga club-et e Tiranës. Nuk e dimë çfarë solli ftohjen e marrëdhënies së tyre, madje dhe ndarjen, por pas kaq vitesh dy ish-at janë bërë sërish bashkë dhe kanë ndarë edhe të njëjtën skenë për hir të profesionit të përbashkët.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi
Dyshja shihej gjithnjë bashkë dhe ata nuk e mohuan asnjëherë lidhjen. Por fakti që Era Istrefi i referohej Fatonit si menaxher i saj dhe jo partner, na bëri që t’i përfshijmë në listën e lidhjeve të fshehta që përfunduan pa u konfirmuar kurrë. Mirëpo, mjaftuan disa mosmarrëveshje për çështje punë që ata të ndërpresin bashkëpunimin dhe të ndajnë rrugët. Menaxheri Faton Shoshi ka treguar edhe arsyet e ndarjes, pavarësisht se vijon ta takojë Erën si një shoqe. “E vërteta është se kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla, nuk kam pas veç me Erën por edhe me labelin me të cilin bashkëpunojmë edhe vendosëm që t’i ndajmë rrugët. E vërtetë që nuk jemi bashkë, i kemi nda rrugët, jemi miq nuk kemi asgjë të keqe mes vete. Jemi nda paqësisht”, është shprehur Shoshi.

Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu
Angela Martini është cilësuar gjithnjë si “sebepi i ndarjes” mes çiftit Anxhelina Hadëgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu. Vajza e këngëtares Albërie Hadergjonaj e ka quajtur serioze lidhjen e saj të gjatë me djalin e biznesmenit, por ka hedhur poshtë faktin që Angela Martini ka qenë shkak i ndarjes së saj nga Fatmiri, ndonëse ata janë parë së bashku në Tiranë duke festuar. “Ka qenë serioze, po me Fatmirin… nuk ka qenë fare Angela arsye e ndarjes. Ne të dy kemi qenë larg për dy vjet dhe normalisht jemi rritur. Ai i ka pasur gjërat e veta këtu, unë të miat”, ka thënë Anxhelina. Por nëse vërtet ka pasur diçka mes Angela Martinin dhe Fatmir Hysenbelliut, kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Ajo që dimë sot është se çifti nuk janë më bashkë. Angela është e martuar me biznesmenin rumun Dragos Savulescu, ndërsa Oni ka rrëfyer se është “single”